As Real Madridi nuk e dëshiron Ronaldon

Cristiano Ronaldo së fundi është refuzuar edhe nga skuadra e Real Madridi.
Pikërisht aty ku shkëlqeu më së shumti, duke fituar gjithçka me “Los Blancos”, portugezi nuk po shihet si një alternativë e duhur për sulmin, transmeton lajmi.net.

Portugezi tanimë është në valixhe në duar, në pritje të skuadrës së re, por duket se asnjë klub i madh nuk dëshiron t’ia hap derën.

Ndonëse llogaritet si njëri nga më të mirët e historisë së futbollit, mosha dhe paga e lartë që kërkon ai po përbëjnë telashe të mëdha për cilindo klub.

Mbetet të shihet se ku do të përfundojë 37-vjeçari në fund të merkatos.