Man Utd merr përgjigje nga Ajax për Antony dhe Lisandro Martinez

Man United ka marrë një përgjigje nga skuadra e Ajax Amsterdam, lidhur me synimin ndaj Antony dhe Lisandro Martinez.

Anësori brazilian, Antony dhe qendërmbrojtësi argjentinas, Lisandro Martinez janë në radarin e Manchester United.

‘Mirror’ bën të ditur se Ajax i ka dhënë një përgjigje Unitedit. Ata nuk do të shesin të dy lojtarët në asnjë formë, përcjell lajmi.net.

Dyshja ishin të dy pjesë e Ajax nën urdhrat e Erik ten Hag, dhe ky i fundit i do dyshen edhe në ‘Old Trafford’.

Megjithatë, United duhet të zgjedhin ose për anësorin Antony, ose për mbrojtësin Lisandro.

Mbetet të shihet çfarë lëvizje do të kërkojë Erik ten Hag.