Man City po përgatitet për një ofertë për Messin – të gjitha lëvizjet kryhen në janar

Ribashkimi i Pep Guardiolas me Lionel Messi mund të bëhet më herët sesa mund të keni menduar.

Sipas raportimeve të ‘Dailystar’, Manchester City po planifikon t’i ofrojë Barcelonës vetëm 15 milionë funte për transferimin e Lionel Messi, transmeton lajmi.net.

Këtë ofertë ‘Citizens’ pritet ta nisin gjatë merkatos së janarit.

Messi pritet të largohet nga ‘Camp Nou’ gjatë sezonit tjetër, si lojtar i lirë.

City synon që më herët t’i ofrojë Barcelonës para, për ta transferuar lojtarin, me idenë për t’i dhënë Barcës mundësinë që të marrin sadopak nga kartoni i argjentinasit.

Ky operacion duket mjaft i vështirë për t’u finalizuar.