Ibrahimovic: Askush nuk mund të më ndalojë

Ylli suedez, Zlatan Ibrahimovic ishte ai që i dha vulën ‘Derby della Madonnina’, me dy golat e shënuara ndaj Inter.

Pas ndeshjes ku doli vendimtar, Ibra ka thënë disa fjalë për mediet, duke thënë se askush nuk mund ta ndalojë atë.

“Nëse do të kisha nivelin e përgatitjes që kisha 10 vite më parë, askush nuk do mund të më ndalte”, ka thënë Ibra fillimisht, transmeton lajmi.net.

“Më falni, pasi ata as tani nuk mund të më ndalin”, shtoi lojtari, në stilin siç vetëm ai di t’i jap deklaratat.

Ibrahimovic regjistroi një penallti të humbur, por atë e konkretizonte menjëherë në gol, për të shtuar edhe një top në rrjetë me ndihmën e asistimit të Rafael Leao.

Loading...