Zidane nuk ka arsyetime për humbjen ndaj Cadiz

Real Madrid ka pësuar humbje në shtëpi, nga skuadra e promovuar këtë edicion në La Liga, Cadiz.

Cadiz fitoi minimalisht 0:1 në Madrid. Pas ndeshjes, trajneri i Real, Zinedine Zidane, nuk kishte shumë arsyetime për këtë paraqitje shokuese.

“Nëse do të pësonim dy apo tri gola në pjesën e parë, ne do të mund të thonim diçka. Nuk ka arsyetime”, ka thënë Zidane, transmeton lajmi.net.

“Nuk ka shpjegim, nuk jemi të lumtur me atë që ndodhi, por është diçka që mund të ndodh në futboll. Nuk e nisëm ndeshjen mirë”, shtoi francezi.

Cadiz nuk ishte befasia e vetme mbrëmë, pasi edhe Getafe mposhti Barcelonën. /