Man City gjen zëvendësuesin e Agueros, dorëzohet për Haalandin

Harry Kane thuhet se është ‘lodhur’ duke qenë golashënuesi më i mirë për një skuadër që nuk fiton asnjëherë tituj.

Manchester City janë njëra ndër skudrat që kanë shprehur interesim për të siguruar shërbimet e lojtarit, transmeton lajmi.net.

Tottenham Hotspur janë në atë pozitë ku për momentin nuk e kanë të siguruar kualifikim në fazën e Ligës së Kampionëve, që do të nënkuptonte një disavantazh më të madh.

Reprezentuesi i Anglisë nuk dëshiron të pres më shumë dhe po kërkon që të largohet nga Spurs, sipas The Athletic.

Për momentin, Tottenham pozicionohen në vendin e gjashtë dhe është katër pikë prapa vendit të katërt, aty ku është Chelsea.

Në anën tjetër, një ndeshje shumë e vështirë po afron për ta, ku do të përballen me Manchester United të dielen me fillim nga ora 17:30.