Majk sapo “zyrtarizoi” lidhjen me Miss-in shqiptar? Ky detaj flet shumë

Jeta private e reperit Majk gjithmonë ka qenë e komentuar.

Pas disa ‘dështimesh’ në lidhje duket se ai tashmë e ka gjetur dashurinë e jetës dhe vajza që ia ka rrëmbyer zemrën dyshohet të jetë Missi shqiptar, Blerta Veseli.

Ndërkohë së fundmi, një foto e reperit u publikua në profilin e Blertës në Instagram me mbishkrimin “Hacked”, por që u fshi shumë shpejtë.

Në fakt, kjo është parë si një konfirmim nga ana e dyshes e lidhjes së tyre, por gjithashtu dhe si ironi ndaj lajmeve që kanë qarkulluar në rrjet.

Se çfarë fshihet mes dyshes dhe çfarë po “zihet”, mbetet të bëhet e ditur së shpejti.