Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj nisin blerjet për foshnjën që do të vijë në jetë

Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj dhe hokeisi çek, Jakub Kindl, së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Këtë e kanë konfirmuar vetë ata nëpërmjet publikimit të një videoje në Instagram aty ku zbuluan se gjinia e foshnjës është djalë.

Tani çifti duket se kanë nisur blerjet për vogëlushin madje Afërdita nëpërmjet një Instastory po kërkon edhe sugjerimet e ndjekësve.

Ajo dhe Jakub janë shumë të lumtur që në jetën e tyre së shpejti vjen djali për emrin e të cilit sigurisht se kanë menduar.