Mbështetësit e Trump mësyjnë në qendrën e numërimit, policia arreston disa prej tyre (Video)

Një qendër e numërimit të votave në qarkun Maricopa, Arizona, e gjeti veten duke u ballafaquar me dilemën nëse do të ndalonte punën dhe do të mbyllej.

E gjithë kjo pasi një turmë mbështetësish republikanë u mblodhën jashtë duke iu përgjigjur pretendimeve në mediat sociale se votat që mund të ishin për Trumpin nuk do të llogariteshin, raporton BBC.

Disa protestues, madje u futën në qendër dhe u shoqëruan. Zyrtarët duhej të thërrisnin departamentin e sherifit, por sportelet nuk e ndaluan punën e tyre.

Tashmë është shumë herët për të parashikuar rezultatin në Arizona. Që nga 06:00, me orën tonë lokale, 98 për qind e votave në qarkun Maricopa ishin numëruar, ku kryesues është Joe Biden. Zyrtarët thonë se ata kanë më shumë se 70 mijë fletëvotimi akoma për tu numëruar.

Qarku, i cili përfshin qytetin e Phoenixit, konsiderohet një fushëbetejë në një shtet tradicionalisht republikan.