Maitland-Niles nuk do të kthehet te Roma

Lojtari i Arsenal, Ainsley Maitland-Niles është kthyer në Londër.

Anglezi luajti së fundmi te skuadra e Romës në formë huazimi, por jo gjithçka ka shkuar sipas planeve atje.

Raportimet nga Fabrizio Romano bëjnë të ditur se nuk ka ndonjë plan që të negociohet marrëveshja permanente.

Largimin e lojtarit e ka konfirmuar edhe Jose Mourinho.

“Do të na mungosh”, ka thënë Mourinho për largimin e AMN, përcjell lajmi.net.

Maitland-Niles me siguri do të kërkojë transferimin te ndonjë klub tjetër nga Premier League.