Bullgaria përjashtohet nga embargoja e naftës ruse deri në vitin 2024

Bullgaria është përjashtuar nga embargoja e Bashkimit Evropian ndaj naftës ruse deri në fund të vitit 2024, u tha të martën gazetarëve në Bruksel kryeministri bullgar Kiril Petkov.

Detaje të mëtejshme mbi përjashtimin do të zbulohen brenda dy ditësh, tha Petkov ndërsa mbërriti për ditën e dytë të një takimi të jashtëzakonshëm të Këshillit Evropian për Ukrainën.

Petkov tha se përjashtimi do t’i japë Bullgarisë kohë për të përshtatur rafinerinë e saj për të përpunuar naftë tjetër.

Ai tha gjithashtu se është i kënaqur që raundi i gjashtë i sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë do të kalojë dhe se flukset financiare të Rusisë do të ndalen.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord të hënën të ndalojnë shumicën e importeve të naftës ruse si pjesë e një pakete të re sanksionesh kundër Moskës. /abcnews.al