Maesstro Neziri vjen me suksesin e radhës: Vlerësim maksimal nga juria prestigjioze profesionale në Milano

Ditë më parë mjeshtri i kuzhinës italiane me famë botërore, maestro Faruk Neziri (me origjinë nga Çegrani i Gostivarit), në Milano të Italisë ka marrë mirënjohjen, vlerësimin shumë të rëndësishëm të radhës. Nga juria prestigjioze profesionale zoti Neziri, çmim e mori nga “Guida il golosario”, në fakt një guidë prestigjioze në nivel kombëtar me një rezultat “10+” maksimumin e votës të rrezatues, një çmim shumë i rëndësishëm për restorantin e tij “Il Gelso Nero” në Castelluchi, Mantova të Italisë.

“Është një mirënjohje dhe çmim shumë i rëndësishëm për restorantin tim dhe sidomos për karrierën timë. Gjithsesi se për këtë suksese jo vetëm unë por meritë ka edhe stafi im profesional i rastorantit gjegjësisht kuzhinës së restorantit tim. Kjo për mua paraqet nxitje për një përkushtim edhe më të madh në të ardhmen. Në të njëjtën kohë duhet të falënderoj të gjitha mediat që na ndoqën sot dhe më pas”, tha ekskluzivisht për gazetën “Lajm” dhe Lajm.tv, mjeshtri i madh Faruk Neziri, duke shtuar se mirënjohja dhe vlerësimi kaq i rëndësishëm vjen “vetëm katër vjet” pasi kanë filluar punën në këtë qytetzë, pikërisht në periudhën e pandemisë Covid 19.

“Vullneti, puna dhe përkushtimi maksimal janë çelësi i suksesit tonë, pa përjashtuar këtu nivelin e lartë të profesionalizmit, energjinë positive të të punësuarve… Me pak fjalë, sinqerisht faleminderit të gjithëve”, tha mjeshtri me famë botërore z.Faruk Neziri, për gazetën “Lajm” dhe Lajm.tv.