Madonna kritikohet pasi pështyu një fans gjatë koncertit të fundit

Madonna, në moshën 65-vjeçare, është ende një nga figurat më të njohura në muzikën ndërkombëtare.

Këngëtarja amerikane, e cilësuar si ‘mbretëresha e popit’, aktualisht është në turne me ‘The Celebration ëorld Tour’, në të cilin po çon performancat e saj magjike në vende të ndryshme të globit.

E vërteta është se muzikantja po vazhdon të jetë një vorbull në skenë.

Foto: Marca

Çdo paraqitje e Madonnas është një ngjarje për qytetin ku ajo performon.

Mirëpo, në paraqitjen e saj të fundit janë ngritur polemika për një moment që nuk ka kaluar pa u vënë re.

Çfarë bëri Madonna për të shkaktuar një bujë të tillë?

Në mes të performancës, Madonna mori një birrë, piu pak dhe më pas e pështyu një fans që kishte ndjekur koncertin.

Ishte një skenë e çuditshme dhe në mënyrë të pashmangshme u bë virale shumë shpejt.

Foto: Marca

“Unë shoh që artistët humbasin respektin për publikun”, tha një përdorues i rrjeteve sociale.

Turneu vazhdon të martën, më 27 shkurt, me një koncert në San Francisko, ndonëse ky episod i fundit nuk ishte i pari i këngëtares në turne.

Foto: Marca

Javën e kaluar, artistja e famshme u rrëzua në mes të skenës gjatë një kërcimi me karrige. /Telegrafi/