Macron: Rusia është ushtarakisht dhe politikisht e brishtë

Rusia aktualisht është “e brishtë, ushtarakisht dhe politikisht”, ka thënë të mërkurën presidenti francez, Emmanuel Macron, në një fjalim në samitin e NATO-s në Lituani.

Ai tha se ka “shenja të ndarjes në Rusi”, duke iu referuar me sa duket rebelimit jetëshkurtër të udhëhequr nga grupi Wagner i Yevgeny Prigozhin, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Presidenti francez u zotua se do të “jetë atje” për Ukrainën, edhe nëse lufta është një “luftë shpërbërjeje”, duke shtuar se mbështetja për Kievin është e qëndrueshme.

Megjithatë, udhëheqësi francez tha se aleatët e NATO-s duhet të bëjnë më shumë për Ukrainën, duke shtuar se koha për ta bërë këtë është tani, gjatë kundërofensive ukrainase.