Sipas statistikave doganore, në dhjetë muajt e parë të këtij viti, importet dhe eksportet e mallrave të Kinës arritën në 44.81 trilionë juanë, duke u shtuar 20 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kalua e duke ruajtur një prirje të fortë rritjeje. Ndër to, eksportet ishin 25.99 trilionë juanë, ndërsa importet 18.82 trilionë juanë, duke u ngritur përkatësisht 17.6 % dhe 23.6 %.
foto nga VCG
Në tetor, importet dhe eksportet kapën vlerën e 4.87 trilionë juanëve, 31.2 % më shumë në bazë vjetore. Eksportet arritën në 2.79 trilionë juanë, kurse importet në 2.08 trilionë juanë, duke u shtuar me 28.7 % dhe 34.7 %.
Deri në tetor, importet dhe eksportet e Kinës kanë ruajtur rritjen shifrore për gjashtë muaj radhazi.
foto nga VCG



