Lumbardhi dhe Kaderi shijojnë darkën e radhës në intimitet, larg banorëve të tjerë

Çifti i krijuar përgjatë aventurës televizive në Big Brother VIP Kosova, Kader e Lumbardhi kanë shijuar darkën e radhës në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.

Dyshja kanë ngrënë darkë, por veç kësaj, ata kanë pasur edhe biseda të gjata.

Ata po e shijojnë çdo minutë në krahët e njëri-tjetrit, duke dhuruar përqafime e duke shijuar momente të afërta.

Gjatë gjithë ditëve të fundit, Lumbardhi dhe Kaderi kanë qëndruar në përgjithësi larg nga banorët e tjerë, duke shijuar intimitetin me njëri-tjetrin.

Përndryshe, të nominuarit e javës vazhdojnë të mbeten: Alby, Alba, Blerando, Santiana dhe Linda Halimi, ku njëri prej tyre largohet të premten.