Alby Rydes: Blerando është banori më falso brenda shtëpisë

Së fundmi në Big Brother VIP Kosova është zhvilluar loja, “Rango”, brenda të cilës banorët kanë renditur konkurrentët e tjerë në bazë të cilësimeve të caktuara.

Ish-aktorja e filmave për të rritur ka renditur lojtarët nga më falso deri më pak falso.

Si konkurrentin më falso në shtëpinë më të famshme në Kosovë ka përzgjedhur Blerandon.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo nuk ka dhënë ndonjë arsye të caktuar, por që e mendon si të tillë.

Për Blerandon mendime të ngjashme kanë edhe të tjerët, ndonëse për disa është strateg dhe i fortë për lojë.

Sidoqoftë, banorët janë në garë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh dhe loja veçse ka filluar të bëhet më e ashpër.

Janë pesë banorë në nominim dhe sonte (e premte) njëri prej tyre do të largohet.