Bebe Rexha e nis vitin me pushime në St. Barts, vjen me poza atraktive nga plazhi

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e ka nisur vitin 2024 me pushime.

Ajo është duke shijuar disa ditë të ngrohta këtë fillim-vit në Ishujt St. Barts, shoqëruar nga familjarët dhe shoqëria e ngushtë.

E teksa po qëndron atje, 34-vjeçarja është kujdesur që disa nga momentet e këndshme që po shijon në ishullin e largët, t’i dokumentojë për fansat e saj në rrjetet sociale.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ndër të tjerash, Rexha ka publikuar disa fotografi ku shfaqet mjaft atraktive e veshur me një fustan të zi, teksa vë në pah linjat trupore.

“Paqe 2023, ishte bukur për aq sa zgjati”, shkroi ajo në mbishkrimin e disa prej fotografive të publikuara gjatë këtyre ditëve.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Bebe përndryshe përmbylli një vit shumë të suksesshëm në muzikë gjatë 2023, ku nxori në shitje albumin e saj të tretë të vetë-titulluar “Bebe”, teksa fitoi edhe një mori çmimesh në ceremonitë ndërkombëtare të ndarjes së çmimeve të muzikës.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ajo njëherësh është nominuar edhe këtë vit në “Grammy Awards 2024”, më saktësisht në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për hitin e saj “One In A Million” me David Guettan.

Foto: Bebe Rexha/Instagram