Lulja edhe pse nuk njihet në aspektin profesiona, ajo tashmë është një emër i njohur në showbizin kosovar. Me postime të shpeshta, për ndjekësit e saj ajo nuk reziston që të shfaq momente të ndryshme pranë familjes, shkruan “Kosovarja”. Përveç kësaj ajo është një femër që prefeson shpeshherë të rregullohet në mënyra të rënda. Edhe sot, në fotografinë që ka publikuar Lulja shihet me një grim të rëndë e që e bën të duket taman si nuse. Sigurisht edhe Medës do t’i pëlqej mjaft shumë ky rregullim i saj. /Kosovarja/

Rreth një në njëqind çifte që përpiqen të ngelen shtatzënë mund të pësojnë abort të përsëritur. Në gjysmën e rasteve nuk ka ndonjë shkak të identifikueshëm, njofton Independent.
Hulumtimet nga një ekip në Shkollën Mjekësore Warwick dhe Spitalet Universitare Coventry dhe Warwickshire kanë treguar që sitagliptina, medikament për diabet, ndihmon në rritjen e numrit të qelizave burimore në rreshtimin e mitrës, gjë që mund të ndihmojë në krijimin e kushteve të duhura për një shtatzëni të shëndetshme.

Sitagliptina është një ilaç që përshkruhet më shpesh në formën e tabletave për të trajtuar diabetin e tipit 2, duke rritur sasinë e insulinës në gjak.

Studiuesit tani janë duke kërkuar të testojnë ilaçin, si pjesë e një studimi klinik në shkallë të gjerë, pasi studimi, i publikuar në EBioMedicine, tregoi se mund të funksiononte.