Lukaku zhvilloi bisedime me Juventusin dhe Milanin përpara finales së Ligës së Kampionëve

Romelu Lukaku thuhet se ka qenë në kontakt me Juventusin dhe Milanin shumë kohë përpara se të merrte pjesë në finalen e Interit në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt.

Mediumi italian Gazzetta dello Sport ka detajuar se si sulmuesi belg kishte qenë në kontakt me Juventusin dhe Milanin për një kohë përpara përplasjes vendimtare në Stamboll më 10 qershor, ndoshta edhe para derbit në gjysmëfinale me kuqezinjtë.

Lukaku nuk kishte zhvilluar kurrë një marrëdhënie veçanërisht të fortë me trajnerin Simone Inzaghi dhe ishte i zemëruar që atij nuk iu dha një vend titullari në finalen e Ligës së Kampionëve.

Pas ndeshjes së tyre të fundit të sezonit të Serie A më 3 qershor, ku ai luajti 90 minuta, atij iu tha se Edin Dzekos do të jepej fanella e titullarit kundër Manchester Cityt.

Më pas ndodhën dy gjëra. E para ishte një kërkesë e sulmuesit për pushim shtesë për shkak të lodhjes dhe e dyta ishte një nivel i ulët intensiteti dhe fokusi në stërvitje në ditët para përballjes në Stambollit.