Luka Doncic probleme me kofshën e majtë

Ylli i Dallas Mavericks, Luka Doncic ka pësuar lëndim.
Ylli slloven nuk ishte i aftë të ndihmojë ekipin në humbjen e tyre ndaj Memphis Grizzlies(112 – 108).

Sipas raportimit të ‘Sky Sports’, basketbollisti nuk ishte me ekipin në ndeshjen e fundit pasi kishte probleme me kofshën e tij të majtë, transmeton lajmi.net.

Doncic ka lënduar kofshën gjatë ndeshjes të së mërkurës kundër New Orleans Pelicans.

24 vjeçari, ka mesatarisht 33.0 pikë, 8.6 kërcime dhe 8.0 asistime këtë sezon.