Arteta për rikthimin e Jesus: I duhet pak më shumë kohë

Mikel Arteta thotë se Gabriel Jesus ka nevojë për pak më shumë kohë përpara se të kthehet në fushë për Arsenalin pas kthimit të tij nga një dëmtim në gju.
Jesus pritej të ishte në skuadrën e Arsenalit për t’u përballur me Sportingun e Lisbonës të enjten pasi ishte fotografuar duke stërvitur me skuadrën në ‘London Colney’, por ai nuk udhëtoi me ekipin dhe Arteta i ka thënë ‘Sky Sports’ se braziliani nuk ndihet ende gati për t’u kthyer në aksion.

“Ai kishte një dëmtim të keq”, tha fillimisht spanjolli.

“Ai me të vërtetë ka shtyrë kufijtë dhe po përpiqet ta marrë atë rikuperim sa më shpejt të jetë e mundur, por realiteti është se kur filloi të bënte disa aktivitete, ai ende ndjen se i duhej pak më shumë kohë.

A është kjo çështje ditësh dhe jo javësh? Shpresojmë që po. Por ai duhet të ndihet i sigurt, rehat dhe gati, veçanërisht mënyra se si luan. Ne kemi nevojë për të në maksimumin e tij, kështu që në momentin që të jetë gati, ai do të hidhet në fushë”, përfundoi trajneri.

Kujtojmë që Arsenal rikthehen sot në aksion ndaj Fulham, nga ora 15:00.