Luis Muriel në planet e Jose Mourinho

Roma ka vënë sytë kah sulmuesi i Atalanta, Luis Muriel.

Muriel mund të përfundojë në kryeqytetin e Italisë, me skuadrën e Romës që po shfaq interesim për të, para merkatos së verës.

Kolumbiani 31 vjeçar ka pasur një sezon të vështirë me Gasperinin në Bergamo, pasi edhe skuadra shënoi rënie.

Mediat italiane bëjnë të ditur se Roma janë të vendosur ta transferojnë lojtarin gjatë verës. Atalanta mund të kërkojë deri në 20 milionë euro për të, përcjell lajmi.net.

Muriel ka kontrata me ‘La Dea’ deri në vitin 2023.

Muriel ka shënuar tetë gola dhe ka shtuar tetë asistime në 25 paraqitje në Serie A këtë sezon.