Luana Vjollca paralajmëron këngën e re nga studio muzikore

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur shqiptare Luana Vjollca, ka paralajmëruar këngë të re, shkruan lajmi.net.

Luana, e cila kohëve të fundit ishte e angazhuar mjaft shumë me projekte televizive, duket se nuk e ka harruar edhe muzikën.

Ajo ka publikuar një Instastory ku u pa se është duke punuar për një këngë të re dhe se gjendet në Prishtinë për ta bërë këtë.

Luana ende nuk ka dhënë detaje në lidhje me projektin e ri po pritet ta bëjë së shpejti.