Krisma mes policisë dhe dy personave në Shkup

Përplasje si në skena filmi kanë ndodhur dje mes policisë dhe dy vjedhësve të makinave në Shkup. Sipas policisë, fillimisht një 51 vjecar, me adresë banimi në rrugën “Sreqko Puzhallka” ka njoftuar në MPB se është vjedhur makina e tij “Ford Fiesta. Më vonë, patrulla policore e ka vërjtur makinën në lagjen “Maxhari” dhe ka filluar ta ndjekë. Kur e kanë vërejtur policinë, dy vjedhësit kanë zbritur nga makina dhe kanë filluar të ikin, transmeton gazeta Lajm. Njëri prej tyre ka gjuajtur me armë drejt policisë, por nuk e ka qëlluar. Edhe njëri prej policëve ia ka kthyer, duke gjuajtur me revole në ajër në shenjë ndalimi.
Vjedhësita kanë arritur të ikin, kurse policia veturën ia ka kthyer pronarit.