Luana Vjollca merr vëmendje me paraqitjen e fundit nga Mauritius, thekson format trupore në veshjen elegante

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca konsiderohet një prej femrave më të bukura shqiptare.

Krahas një karriere të suksesshme, ajo bëhet pjesë e medieve rozë dhe komentohet vazhdimisht për linjat e saj të përkryera.

Luana mori vëmendje edhe në postimin e fundit që bëri në llogarinë e tij në Instagram, ku ndiqet nga mbi dy milionë ndjekës.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Prezantuesja e cila prej ditësh ka nis pushimet në Mauritius, së fundi pozoi me plot elegancë para pasqyrës e veshur në një trupore më ngjyrë të zezë e cila ia theksonte në mënyrë perfekte format trupore.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

30-vjeçarja kompletoi dukjen me një grim të theksuar dhe aksesor, teksa flokët e gjata bionde i la të lira prapa supeve.

Ndërkohë, nuk munguan as komentet e shumta nga ana e fansave dhe miqve të saj.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Ndryshe, Luana ka kohë që është tërhequr nga ekranet televizive, teksa ka paralajmëruar se do të rikthehet me projekte të reja, përfshirë ato muzikore.