Policia ndalon një person në Mitrovicë, i gjen marihuanë në veturë

Në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, policia në Mitrovicën e Jugut, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.

Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “Hoxhë Hasan Tahsini”, derisa zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll një automjet dhe gjatë kontrollit të drejtuesit të automjetit dhe pasagjerëve, te njëri nga pasagjerët zyrtarët policorë kanë gjetur një sasi të substancës narkotike, e cila dyshohet se është e llojit marihuanë.

Policia njofton se sasia e substancës narkotike është konfiskuar dhe do të procedohet në cilësinë e provës materiale.

Në cilësi të dyshuarit është arrestuar G. I., 21-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit pas procedurës intervistuese është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.