LSDM-VMRO, përplasje për ligjin për substancat narkotike

Përplasje e ashpër mes pushtetit dhe opozitës mbi ligjin për kontrollin e drogave dhe substancave psihotrope.VMRO DPMNE akuzoi partinë në pushtet se insiston në miratimin e këtij ligji për shkak se disa nga funksionarët e partisë përfitojnë nga ky ligj. Deputeti Vllatko Gjorçev akuzoi ish kryeministrin Zaev se ai dhe njerëzit e tij të afërt janë të përfshirë në këtë biznes.

Familja Zaev është e kyçur në dy kompani të cilat prodhojnë drogë. Ata janë plantazhe të familjes Zaev të cilat me praktikat që posedojnë dhe procedurat që zbatojnë, nga Maqedonia bëjnë plantazhe të mëdha ku nga Maqedonia bëjnë Kolumbinë e Ballkanit- deklaroi Vlatko Gjorçev, VMRO DPMNE.

Ministri i Shëndetësisë thotë se përmes ndryshimeve ligjore synohet kontroll më i mirë në përpunimin dhe përdorimin e kanabisit për arsye mjekësore.

Me ndryshimet ligjore jo vetëm që konsideroj se bëjmë kontroll më të mirë, por dhe stimulojmë një sferë, hapim punësime për të rinjtë me paga serioze, me edukim serioz në sferën e farmacisë, në sferën e agronomisë mendoj se implementojmë edhe rekomandime të konventës së Kombeve të Bashkuara që është diçka që pritet prej nesh dhe që kontribon në përmirësimin e kësaj sfere- tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Shoqata “Makkanabis” së bashku me disa përfaqësues të kompanive që merren me përpunimin e kanabisit përpara Kuvendit kërkuan nga deputetet që të japin mbështetje për ligjin në fjalë.

Shprehim dëshprim të thellë nga seanca paraprake e mbajtur në Kuvend në të cilën deputetet e opozitës dhanë një grumbull vërejtjesh të pa argumentuara sa i përket propozim ligjit për të cilat ne disa herë potencuam se është e nevojshme të miratohet ky ligj, si pikë e parë importi i lules së thatë që të mund kompanitë të cilat punojnë me këtë biznes të realizojnë profit të bisnesit në të cilin kanë investuar. Kjo është e nevojshme edhe për zhvillimin ekonomik të Maqedonisë- pohoi Jane Sevdinski, Shoqata “Makkanabis”

Seanca e sotme u ndërpre për shkak të festës së Shën Vasilit për të vazhduar një ditë tjetër.