Fero duke tymosur marihuanë njofton se këtë javë publikohet kënga e re

Fero menjëherë pas largimit nga ‘On Records’ kishte thënë se muajt e fundit të vitit 2019 dhe në fillim të 2020-tës do lansoj thuajse çdo dy javë nga një këngë të re.

Reperi po i mban fjalët, para pak minutave ka ndarë me ndjekësit e tij një video në Instagram ku shihet edhe duke tymosur lëndë narkotike.

“Pe qes qeto edhe njo 2-3 dit me spot nYoutube se spom rrihet a qka po thuni a me qit sonte?” kishte shkruar Fero pranë videos së publikuar.