LSDM: VMRO-DPMNE bllokon ligjet që janë në interes të qytetarëve

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se VMRO-DPMNE vazhdon me strategjinë humbëse të bllokimit të ligjeve që janë në interes të qytetarëve”.

Nga LSDM thonë se deputetja e VMRO-DPMNE-së, Magdalena Manaskova ka gënjyer opinionin se nuk ka pasur asnjë bllokim të ligjeve dhe proceseve në Kuvend.

“Çfarë do të thotë propozimi i qindra mijëra amendamenteve për një ligj, nëse nuk është bllokim i ligjit? Çdo të thotë mos-caktimi i seancave të komisioneve kuvendare nëse nuk është bllokim i ligjit”, shprehen nga LSDM.

Ata shtojnë se deputetët e VMRO-DPMNE-së pamundësojnë që Ligi për legalizim të miratohet deri në shpërndarjen e Kuvendit, me çka me vetëdije i pengon legalizimit e qindra objekteve dhe se me bllokime të tilla, VMRO-DPMNE shkakton dëm të drejtpërdrejtë qytetarëve.