LSDM: Vetëm Mickoski nuk duartrokiti për anëtarësimin në NATO (VIDEO)

LSDM ka dal me një komunikatë pasi që Kuvendi ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO. Partia në pushtet ka kritikuar kryetarin e VMRO-DPMNE-së, që siç thuhet nuk i është gëzuar këtij akti historik.

“Të gjithë gëzohen dhe urojnë krenar në suksesin e atdheut të tyre, ratifikimin e Marrëveshjes për anëtarësim në NATO. Vetëm ekzekutori i Gruevskit, Hristian Mickoski jo! Shiheni videon, të gjithë duartrokasin në sallën parlamentare për NATO-n vetëm Mickoski jo. Turp. Ekzekutori Mickoski do të mbetet në kujtimet e historisë si humbës i cili nuk gëzohet në suksesin e shtetit! E pritshme nga Mickoski, ekzekutorin e Nikolla Gruevksit. Ky është sukses i madh për LSDM-në dhe kryetarin Zoran Zaev por edhe disfatë e madhe për politikat e Mickoskit dhe Gruevskit për izolimin dhe kthimin prapa. Ata një hap mbrapa, ne tre hapa para! Më 12 prill pason edhe një disfatë e ekzekutorit Mickoski. Nuk ka mbrapa! Vazhdojmë përpara drejt BE-së dhe NATO-s!”, thekson LSDM.

Video: