LSDM: Mickoski është nxënës i pasuksesshëm i Gruevskit dhe peng i Apasievit

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, është nxënës jo i suksesshëm i Gruevskit dhe peng i Apasievit.

Nga LSDM thonë se “Mickoski i frikësuar për vendin e tij, vazhdon të përhapë të njëjtat gënjeshtra që as anëtarët e partisë së tij nuk i besojnë më”.

“Duke vepruar kundër interesave të qytetarëve dhe shtetit, duke u ndërhyrë në punën e kryetarëve të komunave, Mickoski u tregua nxënës i keq dhe i pasuksesshëm i mentorit të tij Nikolla Gruevski. Gjithçka që ka Mickoski pas tij janë lajme të rreme dhe dezinformata dhe mungesa e një sgtav për çështjet më të rëndësishme shtetërore”.

“Pikërisht për këtë kohët e fundit ai është bërë peng i destruktivitetit të Dimitar Apasiev-it dhe për këtë arsye Mickoski shpeshherë është më ekstrem dhe radikal në paraqitjet e tij, gjithçka për të mos mbetur prapa Alasiev. Gjithçka që tha Mickoski – ai gënjeu, gjithçka që parashikoi – rezultoi i kundërt, kështu që politikat e tij destruktive janë edhe një herë të dënuara”, thonë nga LSDM.