Sport De Bruyne më i paguari – por kush është lojtari me pagën...

De Bruyne më i paguari – por kush është lojtari me pagën më të vogël në Ligën Premier

Shpeshherë raportohet në media se cilët lojtarë e kanë pagën më të madhe në ligat të ndryshme, por edhe në nivel botëror, por rrallëherë mund të dëgjohet për atë që i ka të ardhurat më të vogla.

Spotrac ka arritur të gjejë lojtarin që e ka pagën më të ulët në Ligën Premier, e që padyshim se është një befasi, kur krahasohet me vendet e fundit, duke mos krahasuar me liderët.

Kevin de Bruyne aktualisht cilësohet si lojtari më i paguar në Ligën Premier nga ky ueb sajt, pasi belgu te Manchester City fiton mbi 450 mijë euro (400,000 pound).

Pas tij vijnë emra si Erling Haaland, David de Gea, Mohamed Salah e Jadon Sancho.

Por, sa i përket lojtarit me pagën më të ulët në elitën e futbollit anglez, është anëtari i Bournemouthit, që luan në huazim te Stoke City – Gavin Kilkenny që paguhet 870 euro në javë (769 pound).

Para tij janë emra si Rayhann Tulloch, Bali Mumba dhe Jeremy Nakia, por që paga e tyre kalon mbi një mijë euro.