Loredana thotë se po i mungojnë pushimet në Dubai

Ajo kaloi disa ditë bashkë me reperin Mozzik dhe vajzën e tyre, shkruan lajmi.net.

Çifti janë rikthyer sërish bashkë dhe përmes postimeve të shumta në profilet e tyre zyrtare në rrjete sociale zbuluan se kanë zgjedhur Dubain për pushime.

Pa kaluar shumë kohë pas rikthimit, Loredana ka treguar se po i mungojnë pushimet atje. Reperja ka publikuar një imazh derisa shihet duke marrë rreze dielli në plazhin e Dubait dhe ka shkruar: “Dua të marrë rreze dielli tani”.

Ndryshe, 25 vjeçarja së fundi po kalon kohë më shumë me vajzën e saj, Hanën dhe është duke pauzuar pak nga lansimi i projekteve të reja./Lajmi.net/