Dafina ka një koment pas publikimit në Instagram të këngës “Vuj Vuj Vuj” nga Loredana.
Dafina Zeqiri po e shijon suksesin e këngës së re “Vuj Vuj Vuj”, e cila mori komente pozitive edhe nga kolegët, shkruan lajmi.net.
Së fundi, në rrjete sociale disa artistë publikuan video duke dëgjuar këngën e saj.
Mes tyre ishin edhe Loredana Zefi, FLori Mumajesi me Lumi B, Klajdin dhe Brunon, të cilët po argëtoheshin me ritmet e këngës së Dafinës.
Këto video i postoi Dafina në profilin e saj dhe shkroi “Vuj Vuj Vuj 🥂💫 nga kolegët e mrekullueshëm #VVV“.