Pagestat rrugore në Maqedoni tejet të shtrenjta, kush dhe sa kilometra autostradë ka në rajon?

Pagesat rrugore në vendet e rajonit janë shumëfish më të shtrenjta se në vendet më të pasura evropiane. I hulumtuam çmimet e pagesave rrugore për automjetet udhëtimi në autostradat e vendeve të rajonit.

“Për 10 kilometra të kaluara në Bosnjë dhe Hercegovinë do të paguani nga 0.48 deri në 0.60 cent. Në Kroaci këto kilometra do t’ju kushtojnë 0.64 cent, kurse në Serbi 0.33. Në vendin tonë, nëse kaloni 10km do të duhet të paguani 0.75 cent, respektivisht 30 denarë”, Jovica Paunoski, gazetar.

Maqedonia është i vetmi vend ku pagesat rrugore kanë çmime të ndryshme varësisht nëse e bëni pagesën në denarë apo në euro. Në Kosovë, përdorimi i autostradës ende nuk paguhet, kurse Mali i Zi është në pritje që të shtrohen kilometrat e para të autostradës.
Sllovenia përdor një sistem pagese me vinjeta-ngjitëse të cilat blihen në pikë-pagesën e të cilat vlejnë për një periudhë të caktuar kohore. Vinjeta (për automjete të larta deri në 1.3 metra dhe të rënda deri në 3.5 tonë) kushton 15 euro për 7 ditë, 30 euro për 1 muaj, kurse vinjeta vjetore kushton 110 euro. Sistemet për vinjetat ende po funksionojnë në Austri, Çeki, Hungari, Sllovaki dhe Zvicër. Autostrada paraqet klasë më të lartë të komunikacionit, kurse ndërtimi i tyre është një tregues i rëndësishëm për zhvillim të një vendi.

“Nëse i analizojmë autostradat e Ballkanit Perëndimor mund të marrim përfundim se dallimet janë domethënëse nga vendi në vend. Kroacia është e para me 1.314km autostradë, pas saj vijon Serbia me 962km, Sllovenia me 693km, pastaj Maqedonia me 242km, Bosnja dhe Hercegovina me 208km, Kosova me 170, kurse Mali i Zi ende i pret kilometrat e para të autostradës”, Jovica Paunoski, gazetar.

Sipas analizave të bëra, duke e llogaritur dendësinë e rrjetit të autostradës për një metër katror, më shumë autostradë ka në Slloveni, pastaj në Kroaci, Kosovë, Serbi, Maqedoni, kurse në vend te fundit radhitet Bosnja.