Lokonga tregon këshillat që i dha Henry pas transferimit te Arsenali

Thierry Henry vazhdon ta bëjë prezencën e tij në veri të Londrës edhe 14 vjet pas largimit të tij në Barcelonë – këtë herë duke folur me djalin e ri të Arsenalit, Albert Sambi Lokonga për kohën e tij në kryeqytet deri më tani.

Lokonga u bashkua me Arsenalin për një tarifë prej 17 milion funtesh nga Anderlecht në verë, pasi kishte bërë 78 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën nga Brukseli.

Ndihmës menaxheri i Belgjikës, Thierry Henry i cili i propozoi Arsenalit që të nënshkruajnë futbollistin, ka dhënë gjithashtu këshilla për mesfushorin belg.

Kur u pyet nëse ai foli me Henry para se të bashkohej me “Gunners”, Lokonga tha se nuk e kishte bërë këtë – megjithëse legjenda e Arsenalit i ka dhënë atij vetëm këshilla që nga ajo kohë.

“Para se të bashkohesha, jo, sepse isha me të vetëm dy ditë dhe më pas u largova nga kampi me ekipin kombëtar,” tha Lokonga.

“Por ai më dha disa këshilla për Arsenalin, mënyrën se si janë njerëzit, mentalitetin që duhet të kem. Disa gjëra të vogla të tilla.

“Nuk e prisja që të shkonte kaq shpejt. Jam i lumtur që i kisha tashmë tre ndeshjet e mia për Arsenalin dhe shpresoj se do të vazhdoj dhe do të kem shumë më tepër ndeshje”, ka përfunduar Lokonga.

Lokonga ishte sjellë për të rimbushur disa të rinj në mesfushën e Arsenalit, por ende nuk do të shihet se ku përshtatet. Me Thomas Partey që zakonisht luan në pozitën e mesfushorit defanziv, ka një nxitje që Lokonga të luajë si mesfushor më i avancuar – edhe pse belgu ka thënë se do të ndihmojë kudo në mesfushë.