“Logos A” dhe “Shkupi” dhurojnë 3.000 libra për 30 shkolla me rastin e 7 Marsit

Fushata e dhurimit të librave:

“Logos-A” dhe “Shkupi” për Shkupin!…
Nuhi Dardhishta nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë në Maqedoni në bashkëpunim me Shtëpitë botuese “Logos-A” dhe “Shkupi”
me rastin e 7 Marsit – Dita e mësuesit, muajin mars e shpallin muajin e fushatës së dhurimit të librave në 30 shkolla fillore të Shkupit, nën moton:
“Logos-A” dhe “Shkupi” për Shkupin!…
Ai e potencoi qe pervec 3000 librave qe do te dhurohen ne 30 shkolla fillore te Shkupit, keto dy shtepi botues (“Logos A” dhe “Shkupi”) deri ne fund te vitit kjo fushate do te perfundoj me 22 Nentor para Kongresit te Manastirit ne Manastir, qe deri atehere do te dhurohen 30000 libra neper te gjitha shkollat fillore te Maqedonise, ku mesimi zhvillohet ne gjuhen shqipe.