Zekiri: LSDM-ja do të shënojë fitore të re më 12 prill

Çdo njohje e politikave të mira është një motiv plus për qytetarët që t’i mbështesin ato politika dhe dalin në zgjedhje, gjithsesi jemi të bindur në fitore të sigurtë më 12 prill – theksoi nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zeqiri në emisionin Klik puls në TV 21.

Jemi të sigurtë se do të sigurojmë shumicë në Kuvend, ka vend për partitë e tjera politike, me përjashtim të VMRO-DPMNE-së – theksoi Zeqiri.

Ai theksoi se se dallimi midis VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së është i duksshëm, LADM-ja paraqitet me program të përbashkët, e jo si pas zgjedhjeve e si më parë.

LSDM-ja ppr 2,5 vjet ka bërë shumë dhe ka mirënjohje nga e mbarë bota. Nga regjimi dhe vend i mbyllur, i zgjodhëm çështje më të hidhura, e zgjodhëm kontestin me emrin, deri në fund të muajit bëhemi anëtarja e NATO-s, ndërsa së shpejti do të arrijmë edhe deri te data për BE – theksoi Zeqiri.

Rritja e pagës minimale dhe mesatare, pensioneve dhe për 30% ndihmë më të lartë sociale, janë ndërtuar 750 kilometra autostrada. Kjo është vetëm një pjesë nga ajo asgjë, që LSDM-ja e ka bërë për vetëm 2,5 vjet – u përgjigj Zeqiri në atë se çfarë ka bërë LSDM-së për 2,5 vitet e kaluara.

Në gjyqësi ende janë të ulur gjykatës dhe prokurorë në tefterin e Jankullovkës për këtë edhe marshuam që ta transmetojmë mesazhin se tani janë të lira dhe asnjë pushtet nuk guxon të vë dorë në gjyqësi. Të gjithë duan të shohin të gjykohet në bazë të fakteve dhe dëshmive, e jo të punohet sipas porosive dhe dëshirave – theksoi Zeqiri lidhur me gjendjen në gjyqësi në shtet.

Pikërisht miratimi i Ligjit për PP ishte që të parandalohet që të shpëtohen kriminelët, të gjithë e dimë se kemi rezistencë të madhe nga ana e VMRO-DPMNE-së, por është koha të fillojë sundimi i së drejtës dhe shtetit ligjit.

Prokurorit Jovo iu gjetën 30 lëndë të cilat i ka ruajtur në sirtar. Sepse nuk ka mundur gjyqësia të funksionojë, pikërisht për shkak të njerëzve të tillë në pozicion të cilët kanë pritur dikush t’u lajmërohet dhe t’i porosisë. Dhe pikërisht për shkak të këtyre njerëzve LSDM-ja premtoi se do të ketë rizgjedhje dhe veting, por duke marrë parasysh se ky është një proces i ndërlikuar, për këtë duhet të ketë pastrim të gjyqësisë përmes institucioneve siç janë DAP-i dhe Komision it Antikorrupsion të cilët duhet të veprojnë në rastet ku ka dyshime – theksoi Zeqiri.

Të flasësh se nuk ka demokraci dhe liri sot dhe dikush të frikësohet të paraqesë qëndrim është një gënjeshtër famëkeqe, secili është i lirë sot të flasë si dëshiron dhe kjo të drejtohet ndaj cilit dëshiron – theksoi Zeqiri.

LSDM udhëheq politikë pozitive dhe ashtu do të jetë deri në fund. Një pjesë të programit tashmë qytetarët kanë rast ta dëgjojnë përmes konferencave për shtyp të përditshme të kryetarit Zaevi – tha Zeqiri.

Qendra për Komunikime me Opinionin e LSDM-së