“Mos më nderoni kur të vdes”: Fitneten e harruan sa ishte gjallë, e dekorojnë për së vdekuri!

Gafurr Adili

MOS MË “NDERONI” KUR TË VDES!

Dje (më 5 Mars 2020) Presidenti i Republikës së Kosovës, Zt. Hashim Thaçi, veprimtaren e orëve të para të Lëvizjes Patriotike Shqiptare, konkretisht të Organizata Revolucionare Shqiptare – ORSH (që nga 16 Tetori i vitit 1992) dhe edhe luftëtare e orëve të para të UÇK-së,
Znj. Fitnete Ramosaj nga Deçani,
e shpalli HERO I KOSOVÈS;
Por, sa ishte gjallë Fitnetja, ata (politikuajt e Kosovës), të cilët janë thirrur e po thirren në emër të UÇK-së dhe pushtetin e kishin fituar nga gjaku i dëshmorëve dhe djersa e heronjëve e heroinave të gjalla (siç unë kam quajtur të gjithë luftëtarët e gjallë), asnjëherë nuk pyetën se si dhe me çka jetonte e papunësuara Fitnete Ramosaj dhe si e me se ajo e paguante edhe qiranë e banesës te një lagje e Prishtinës,
apo si dhe me se i botonte librat mbi masakrat e serbëve ndaj shqiptarëve të Kosovës!!!

Kjo është dëshmia më e mirë, ndër shumë dëshmitë tjera, edhe më të dhimbshme se kjo…, sepse, që nga përfundimi i luftës (1999)
mbi 50 luftëtarë të UÇK-së janë detyruar që, nga skamja, edhe të vetëvriten,
që na bindin se, politikuajt tanë,
madje edhe shumica dërmuese e shqiptarëve, heronjt e heroinat tona nuk i vlerësojnë dhe as nuk i nderojnë sa ata janë të gjallë; por i “nderojnë” pasi ata kanë vdekur, siç është edhe rasti konkret me Heroinën Fitnete Ramosaj.
Turp!
Kërçovë, më 6 Mars 2020