Llogaritë e rreme në rrjetet sociale të xhudisteve kosovare, reagon KOK-u

Fitueset e medaljeve të arta Olimpike, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi janë të shqetësuara me praninë e llogarive në emër të tyre në rrjetet sociale, Facebook dhe Instagram të cilat po qarkullojnë në internet kohët e fundit, transmeton lajmi.net.

Për këtë gjë ka reaguar Komiteti Olimpik i Kosovës, ku ka konfirmuar se xhudistet kosovare nuk kanë të hapur ndonjë llogari personale në këto rrjete sociale, duke përgënjështruar të gjitha ato që janë në emër të tyre.

KOK-u paralajmëron masa ligjore ndaj atyre individëve që keqpërdorin emrin e kampioneve Olimpike në të ardhmen./Lajmi.net/