Autoritetet apelojnë: Mos i prekni kafshët e ngordhura!

Qytetarët që do të shohin një kafshë të ngordhur nuk duhet ta prekin atë, paralajmërojnë autoritetet, sepse nëse kafsha ngordh nga tërbimi, mund të shkaktojë lehtësisht infeksion tek njerëzit. Tërbimi është një sëmundje ngjitëse, që ndodh jo vetëm te kafshët e egra, por edhe te kafshët shtëpiake dhe te qytetarët. Sidoqoftë, qytetarët nuk duhet të kenë frikë nga mishi i kafshëve shtëpiake, sepse autoritetet pretendojnë se ushqimi i përpunuar termikisht nuk është infektues, dhe nuk ka pasoja të dëmshme. Nga sot, fillon fushata për përmirësimin e legjislacionit në fushën e shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore.

Nëse mishi është përpunuar termikisht, nuk ka rrezik për njerëzit. Por, nëse ndodh kafshim nga një kafshë e egër, ose kontakt me mukusin e sekretuar nga kafshët, ku sasia e virusit është e lartë, atëherë ekziston rreziku i infektimit të njerëzve. Por, edhe nuk do të thotë që vetë kontakti shkakton menjëher infeksion te njerëzit”, tha Nikola Babovski, drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.