Man City ofron 100 milionë funte për Grealish

Sipas The Telegraph, skuadra angleze, Manchester City ka ofruar një shumë prej 100 milionë funtesh Aston Villas për shërbimet e Jack Grealish, transmeton lajmi.net.

Nëse ky transferim do të kompletohej, ai do të bëhej transferimi më i shtrenjtë në histori të Premierligës.

Artikulli sugjeron që edhe Aston Villa është e kënaqur me shumën e ofruar nga “Citizens” dhe transferimi i tij është në fazën përfundimtare.

Në intervistën e fundit, Grealish deklaroi se De Bruyne është njëri ndër lojtarët më të mirë në botë dhe natyrisht se ai do të dëshironte të luante me të.