Llaskarcë: Kurbetçarët në terr, pacientët pa ilaçe

“Ne për çdo ditë ballafaqohemi me të njejtat probleme. Një recetë nuk mund ta shkruaj”. 

Tre javë me rradhë mjeku Zyber Zyberi nuk ka mundur t’u jap recetë pacientëve përshkak se nuk ka rrymë në ambulancën e tij në fshatin Llaskarcë të Komunës së Sarajit. Përveç kësaj të gjithë aparatet që i ka në ambulancë janë prishur.

ZYBER ZYBERI – MJEK

“Nuk mund të funskionosh në shtëpi e lërë më në ambulancë pa rrymë elektrike.  Tash nuk shkruhen recetat me dorë por e gjithë procedura bëhet në mënyrë elektronike përmes kompjuterit dhe përmes internetit. 10 minuta nëse ndalet rryma nuk mund të funskionosh. 

Ndërrperja e njëpasnjëshme të rrymës ka shkatuar dëme materiale rreth 3 mijë euro.

 Është djegur hidrofori, është djegur printeri në ambulancë, vitin e kaluar mu dogjën dy kompjuter. 

Të revoltuar se s’ka rrymë janë edhe gurbetçarët të cilët kanë ardhur për festat e fundvitit te familjet e tyre.

BANOR I LLASKARCËS

“Tre netë nuk kemi pas fare rrymë. Çfarë keni bërë pa rrymë? Kemi ndejtë me qiri me llamba”.

Nga EVN Maqedoni thonë se pikërisht arrdhja e mërgatës gjatë periudhës së festave ka ndikuar në rritjen e konsumit të rrymës elektrike dhe kjo ka shkaktuar mbingarkesë.

EVN MAQEDONI

“Këta defekte kanë ndodhur si rezultat i rritjes se konsumit si për shkak të temperaturave të ulëta, ashtu edhe për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të banorëve në fshat. Shumë banorë janë kthyer nga mërgata dhe konsumi është rritur në mënyrë të konsiderueshme”.

Defekte me rrymën elektrike gjatë javëve të fundit po ndodhin në dhjetra fshatëra të Shkupit. Sipas EVN-së kjo ndodh përshak mbingarkesës së rrjetit nga ana e banorëve të cilët ilegalisht dhe në mënyrë të pakontrolluar shfrytëzojnë energji elektrike.

/KlanMaceedonia/