Liverpooli me ofertë për Valverde

Liverpooli insiston për nënshkrimin e Fede Valverde.
Mesfushori magjik i Real Madridit, Valverde vazhdon të jetë dëshira e madhe e ‘Reds’.

Liverpool thuhet se ka vendosur një ofertë fillestare prej 60 milionë eurosh për yllin e Realit, Federico Valverde, raporton ‘El Nacional’, transmeton lajmi.net.

‘Reds’ kanë synim të përforcojnë mesfushën e tyre pasi kanë nevojë për një rindërtim serioz këtë verë, duke marrë tashmë asin e Brighton, Alexis Mac Allister, por media spanjolle vazhdon që Reali do të pranojë një ofertë jo më të ulët se 100 milionë euro për uruguaianin.

Mbetet të shihet nëse do ketë marrëveshje për margaritarin madrilen.