Liverpooli gati të transferojë një mbrojtës për 70 milionë euro

Liverpooli po mendon të përforcohet edhe në repartin e mbrojtjes, pasi ka bërë tanimë transferime të mëdha për në mesfushë.

The Reds duan afrimin e një qendërmbrojtësi dhe tanimë kanë identifikuar yllin që dëshirojnë ta transferojnë në Anfield.

Bild ka raportuar se Piero Hincipe është objektivi i The Reds për repartin defensivë, pasi duan ta kenë një tandem me Virgil Van Dijk.

Qendërmbrojtësi ekuadorian ka shkëlqyer në dy vite te Bayer Leverkusen dhe trajneri Jurgen Klopp e pëlqen atë jashtëzakonisht shumë.

21-vjeçari do të donte të bënte një hap para në karrierën e tij për t’iu bashkuar gjigantit anglez, por problemi qëndron tek Bayer Leverkusen.

Skuadra gjermane e vlerëson si një nga pikat më të forta të tyre ekuadoriani dhe synon që nga shitja e tij të fitoj 70 milionë euro.

Gjithnjë sipas mediumit gjerman, Liverpool mund të bëj një përpjekje në ditët e fundit të afatit kalimtar për të shpenzuar shumën në fjalë për transferimin e Hincipes.

Reprezentuesi ekuadorian ka zhvilluar 76 ndeshje me Bayer Leverkusenin në të gjitha garat ku ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.