Talenti i madh spanjoll, Gabri Veiga prezantohet te Al Ahli

Klubi nga Superliga e Arabisë Saudite, Al Ahli ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit Gabri Veiga nga Celta Vigo.

Superliga e Arabisë Saudite dhe klubet e saj vazhdojnë të tërheqin emra të njohur në kampionatin e tyre.

I fundit është talenti i madh spanjoll, Gabri Veiga, i cili është zyrtarizuar sot (e shtunë) te Al Ahli.

 

Është vet Al Ahli që ka njoftuar zyrtarisht me anë të rrjeteve sociale marrëveshjen me lojtarin deri në verën e vitit 2026.

“Jemi të kënaqur të njoftojmë nënshkrimin e mesfushorit spanjoll Gabri Veiga, nga Celta Vigo, në një marrëveshje 3-vjeçare”, thuhet në njoftimin e Al Alhi.

 

Transferimi i Veigas thuhet se i ka kushtuar klubit saudit 40 milionë euro, ndërsa do të fitojë një pagë prej 12.5 milionë euro në sezon.

Veiga do të jetë në një ekip me emra të njohur si Edouard Mendy, Merih Demiral, Frank Kessie, Roberto Firmino, Riyah Mahrez dhe Allan Saint-Maximin.