Liverpool i vë çmimin ‘qesharak’ Xherdan Shaqirit

Shqiptari që përfaqëson Zvicrën, ka bërë 17 paraqitje për “Reds” këtë edicion, por në shumicën prej tyre hyri në lojë nga stoli, transmeton lajmi.net.

Disa herë, paraqitja e tij nuk ka qenë e duhur dhe sipas Football Insider, “Reds” duan ta shesin në verë.

Shaqiri i kushtoi Liverpoolit 13 milionë euro para tri viteve, derisa kampioni i Anglisë do e shesë për 10 milionë euro.

Ai ka kontratë edhe dy vite, por është e paqartë nëse ndonjë skuadër do e paguajë vlerën e kërkuar.

Shkaku i pandemisë së COVID-19, gjiganti italian ndoshta do detyrohet ta zbres çmimin e kërkuar, për ta realizuar shitjen e lojtarit.

Ndërkohë, verën e kaluar, Shaqiri kërkohej nga klubet e mëdha, si Roma, Sevilla dhe Galatasaray.