3 vjet burg për ata që regjistrohen si të jenë diasporë, ndërkaq jetojnë në vend, tha Simovski

Drejtori i Entit të Statistikave, Apostoll Simovski është deklaruar në lidhje me reagimet e programerëve, se në ueb faqen për regjistrim, mund të paraqiten edhe ata që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, vetëm nëse instalon “VPN”.

Ai ka njoftuar se Ligji për regjistrim parasheh që në rast se ndokush mundohet të manipulojë sistemin, ndaj tij ngritët padi penale.

“Kallëzim penal do të ngritët për të gjithë që do të përpiqen të të dhëna të rreme në sistem. Sipas nenit 9 të Ligjit për regjistrim, qartë shkruan se secili që do të dëmtojë, dëmtojë ose në një formë tjetër të dhënat që do të futen në aplikacion, do të jenë të papërdorshme, do të dënohet me 3 vjet burg. I kam lexuar sygjerimet e programerëve, unë mund të them se të dhënat e rreme në sistem nuk mund të futen”, tha Simovski, transmeton TV21.

Gjatë ditës së djeshme u raportua se tashmë ka pasur raste që edhe qytetarë që jetojnë në Maqedoni të Veriut, kanë mundur të qasen në ueb faqen, pasi kanë instaluar VPN-në dhe kanë ndryshuar IP adresën./TV21