Liverpooli dhe Real Madridi do të luajnë sonte më fillim nga ora 21:00 në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve.
Ndeshja do të luhet në Francë, saktësisht në stadiumin “Stade de France” në Paris.
Të dyja skuadrat janë përballur disa herë në të kaluarën, ndeshje këto që kanë prodhuar gola dhe futboll të bukur.
Sa i përket numrit të fitoreve, “Los Blancos” qëndrojnë më mirë me katër të tilla, një më shumë sesa Liverpooli që ka tri dhe një ndeshje është mbyllur në barazim.
Hera e fundit kur u takuan këto dy skuadra ishte çerekfinalja e vitit të kaluar, fazë të cilën madrilienët e kaluan me rezultat të përgjithshëm 3-1 ndaj “Të Kuqve”.
Me rezultat të njëjtë në favor të “mbretërve” përfundoi edhe finalja e vitit 2018, ndeshje kjo që, pos spektaklit, u karakterizua edhe me disa gabime të çuditshme të portierit të Liverpool, Loris Karius.
Për ta gjetur një fitore të skuadrës së Jurgen Klopp duhet të kthehemi në vitin 2009, kur fituan 4-0.